Është ndarë nga jeta për shkak të infektimit me koronavirus në moshën 77 vjeçare politikani Bashkim Kopliku.
Kopliku ka qenë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Rendit Publik i qeverisë së parë të Partisë Demokratike në vitet 1992-1994. Pasi u largua nga PD në vitin 1997 Kopliku nuk u përfshi më në jetën politike, por ka qenë i pranishëm në debate mediatike.
Lajmin e ndarjes nga jeta të Koplikut e ka dhënë gazetari Artur Llana me anë të një postimi në Facebook.
“Lamtumirë Bashkim Kopliku, njeri i mençur që Durrësi do ta kujtojë gjithmonë…” shkruan Llana.













