Bill Gates parashikon që pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit do të ketë ulje me më shumë se 50% të udhëtimeve me aeroplan dhe që do të rritet përqindja e atyre që do të punojnë nga shtëpia.
Një nga njerëzit më të pasur në botë tha për Business Insider se pas pandemisë do të ketë 30% më pak punë nëpër zyre.
Sipas themeluesit të Microsoft pas krizës shëndetësore takimet private do të mbahen vetëm në raste urgjente.
Kompania e tij Microsoft ka njoftuar muajin e kaluar se do të anulojë të gjitha udhëtimet zyrtare pas pandemisë, dhe se me shumë mundësi punonjësit e kompanisë nuk do të shkojnë në punë, por do të punojnë nga shtëpia.
Një model të tillë kanë paralajmëruar që do të vënë në zbatim edhe kompani tjera nga fusha e teknologjisë informative si Twitter dhe Facebook.
e.h/DRONI.al/












