Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 fëmija i parë në Shqipëri. Burime të besueshme thanë se fëmija ishte një vajzë 16 muajshe. Foshnja ishte fëmija i vetëm dhe pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion.
Raportohet se foshnja është me iniciale A.K dhe është nga qyteti i Durrësit. Mesohet se fëmija ka pësuar një hemoragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital./DRONI.al/











