Ervin Bushati, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Bushati tashmë i karantinuar, ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten në të cilën shkëmbejnë një puthje përtej xhamit.
Deputeti ka zgjedhur të mos japë shumë detaje nga infektimi i tij, por nëpërmjet hashtageve të përdorura tregon që është në ditën e katërt të simptomave.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, janë hashtage të tjera krah fotos.
e.h/DRONI.al/












