• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biden, do ktheje permbys disa nga politikat e Trump per emigracionin

droni by droni
19 November, 2020
in Rajoni
0
Komisioni vendosi të zhvillohej virtualisht, Trump refuzon debatin e dytë me Biden: S’kam kohë për të humbur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e rëndësishme të Presidentit Donald Trump për imigracionin, pasi ai të marrë detyrën vitin e ardhshëm. Megjithëse gjetja e zgjidhjes për disa politika të imigracionit ka të ngjarë të marrë kohë, zoti Biden është zotuar të ndryshojë kufizimet për punonjësit e përkohshëm, të lehtësojë kufizimet e vizave për studentët e huaj, të ndalojë ndërtimin e murit me Meksikën dhe të mbyllë qendrat private të ndalimit të imigrantëve.

Siç ka raportuar Zëri i Amerikës kohët e fundit, zoti Biden pritet t’i japë përparësi rikthimit të programit DACA – program i periudhës së Presidentit Obama që mbron nga deportimi imigrantët pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara në moshë të mitur. Po ashtu pritet edhe shfuqizimi i kufizimeve të udhëtimit nga 13 vende si dhe pezullimi 100 ditor i deportimeve ndërsa administrata e tij lëshon udhëzime të reja.

Punonjësit e përkohshëm dhe studentët e huaj

Kur flitet për punonjësit e përkohshëm dhe studentët e huaj, të cilët lejohen të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara në kushte të caktuara në bazë të vizave H-1B dhe F-1, ekspertët shprehin besimin se presidenti i ri do të anulojë disa nga kufizimet e zbatuara gjatë katër viteve të fundit.

Sarah Pierce, analiste pranë Institutit të Politikave të Migracionit, një organizatë jopartiake në Uashington që hulumton politikat e imigracionit, vuri në dukje se çështjet e imigracionit mund të mos jenë në krye të listës së zotit Biden, ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë dëme ekonomike.

“Shumë çështje të imigracionit të ligjshëm mund të trajtohen më ngadalë për faktin se ka kaq shumë për të bërë. Mendoj se çështja e vizave H-1B do të shihet me pozitivitet dhe më e pakta do të ishte heqja e kufizimeve të vendosura nga admnistrata e Presidentit Trump.”

Me theksin për të mbrojtur punonjësit amerikanë, administrata e Presidentit Trump nënshkroi një udhër ekzekutiv për të kufizuar imigracionin e ligjshëm dhe lëshimin e vizave për punonjës të përkohshëm. Në nëntor, Shtëpia e Bardhë lëshoi një urdhër tjetër që kufizonte vendet e punës për individët me vizën e tipit H-1B, duke shtrënguar përkufizimin e “profesionit të specializuar” në bazë të cilit kualifikohet marrja në punë e një punonjësi të huaj.Ndërkohë, Departamenti i Punës publikoi një rregull që rrit me 30% pagat minimale që punëdhënësit amerikanë duhet t’u paguajnë punonjësve të huaj.

Faqja në internet e fushatës së zotit Biden nuk përmend në mënyrë specifike studentët e huaj, të cilët duhet të pajisen me vizën F-1. Por ata që studiojnë në Shtetet e Bashkuara shpresojnë për më pak kufizime gjatë administratës së zotit Biden.

Gjatë administratës së Presidentit Trump, vizat studentore ishin të kufizuara në numër dhe kohëzgjatje, duke krijuar pasiguri për disa studentë të huaj lidhur me mundësinë e tyre për të vazhduar studimet pa ndërprerje.

Muri kufitar

Pesë ditë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën. Deri në muajin tetor, administrata kishte përfunduar më shumë se 600 kilometra murë.

Zoti Biden pritet që t’i japë fund identifikimit të projektit si “Emergjencë Kombëtare” gjë që lejonte kanalizimin e fondeve të miratura nga Kongresi për Departamentin e Mbrojtjes që të përdoren për të ndërtuar pjesë të murit përgjatë kufirit jugor.

Ndërsa zoti Biden është zotuar të ndalojë vazhdimin e ndërtimit të murit, disa punime mund të vazhdojnë në bazë të kontratave që tashmë janë nënshkruar. Nuk pritet shembja e mureve të ndërtuara.

Qendrat e paraburgimit dhe gjykatat e imigracionit

Në programin që synon të ndjekë zoti Biden si president, theksohet se paraburgosja e migrantëve duhet të jetë zgjidhja e fundit, jo praktikë normale, për ata që presin shqyrtimin e çështjeve në gjykatë.

“Ne do t’i japim fund qendrave private të paraburgimit dhe do të sigurohemi që çdo objekt ku po mbahen imigrantët, të ketë standarded më të larta të kujdesit dhe të garantojë sigurinë dhe dinjitetin e familjeve. Ndalimi i fëmijëve duhet të jetë sa më i shkurtër që mundet, ndërsa u ofrohet qasja në arsim dhe kujdesi i duhur,” thuhet në programin e fushatës së zotit Biden, ndërsa shtohet se gjykatësit e imigracionit duhet të veprojnë jashtë ndikimit të papërshtatshëm politik.

 

Zonja Pierce tha se administrata e zotit Trump i ka dhënë përparësi përshpejtimit të procedurave të gjykatës së imigracionit dhe shtimit të urdhërave për deportim.

“Disa nga vendimet e lëshuara nga ish Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions e vështirësuan punën e gjykatësve të imigracionit, duke u hequr atyre disa nga liritë për të vepruar dhe duke kufizuar aftësitë e tyre për menaxhimin e çështjeve gjyqësore,” tha zonja Pierce.

Previous Post

Vokshi: Gjendje e mjeruar me shkollat pak kilometra larg regjisë së Edi Ramës

Next Post

Buxheti 2021 në shërbim të aferave korruptive, Teliti: Rama dhe Veliaj u morën qytetarëve 4.1 milionë euro për t’ia dhënë incineratorit të Tiranës

droni

droni

Next Post
VIDEO/”Aksioni arbitrar ndaj bizneseve një dështim”, PD: Arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi

Buxheti 2021 në shërbim të aferave korruptive, Teliti: Rama dhe Veliaj u morën qytetarëve 4.1 milionë euro për t’ia dhënë incineratorit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.