• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha i pergjigjet akuzave te Rames per UCK: Nuk e kam takuar kurre Bellanicen, nuk kam asnje perfshirje ne dosjen e UCK

droni by droni
19 November, 2020
in Kryesore, Politika
0
Basha i pergjigjet akuzave te Rames per UCK: Nuk e kam takuar kurre Bellanicen, nuk kam asnje perfshirje ne dosjen e UCK
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha ka hedhur poshtë në studion e emisionit “Opinion” të gjitha akuzat e ngritura kundër tij lidhur me rolin që ai ka patur në dosjen e përpiluar ndaj krerëve të UÇK-së.

Kreu i PD-së ka mohuar gjithashtu të ketë patur një takim me qytetarin nga Krusha Miliam Bellanica, i cili pohonte se i kishte dorëzuar Bashës kasetën me filmimet e masakrës së Krushës.

“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, (apo BBC), në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij.

Për kasetën besoj që e morën përgjigjen të gjithë shqiptarët, që ishte një fabrikim. Absolutisht nuk ndjehem as i dëmtuar as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten të njëjtat akuza.

Janë sajesa absolute dhe ju këtu në këtë studio I jeni përgjigjur të gjitha atyre akuzave”, tha Basha.

I pyetur nëse është takuar me Bellanicën, Basha tha:

“Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore….Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim”, tha Basha.

Pjese nga intervista:

Basha rrëzon gjithë akuzat e Ramës: Kastea e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga BBC. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica.

Blendi Fevziu: Pyetja është e drejtpërdrejtë, që mos të bëjmë xhiro shumë edhe mos të thoni prapë se jam nip Peje ose jo. E keni marrë kasetën e Milaim Bellanicës, pra kasetën e masakrës së Krushës? Nuk ka rëndësi se me kë keni kontaktuar.
Lulzim Basha: Së pari, ju falenderoj për ftesën në këtë studio edhe shpreh mirënjohjenpër këtë panel, i cili besoj që do ketë mundësinë të shterojë edhe njëherë atë që keni bërë ditën e hënë. Padiskutim që qytetarët që kanë ndjekur emisionin tuaj e ditës së hënë, e kanë marrë përgjigjen për pyetjet që sapo ushtruat dhe e vërteta është ajo që ju keni shteruar tashmë këtu, e cila është pohuar nga njerëz që kanë treguar një integritet të lartë moral. Kasetat e masakrës së Krushës së Madhe, sipas vetë dëshmive të tijë është marrë nga Dashamir Peza, Dash Peza.
Blendi Fevziu: Është marrë nga BBC.
Lulzim Basha: Në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt të cilin unë e kam mësuar përmes rrëfimit të tij. Sa i përket pohimit tjetër, ishte me kurajo gazetareske vete zoti Baton Haxhiu që e hodhi poshtë si të pavërtetë.
Blendi Fefziu: Më fal! Ndalojmë dhe një moment te…
Lulzim Basha: Më ndalo sa të duash por meqë pyete.
Blendi Fefziu: A keni punuar gjatë viteve 1999 në administratën e tribunalit të Hagës në Tiranë?
Lulzim Basha: Edhe njëherë t’i japim përgjigje pyetjeve, pastaj ju them gjithçka unë, sepse unë jam krenar për çdo sekondë të të kaluarës sime në shërbim të Kosovës, Shqipërisë dhe të interesave kombëtare. Por meqë bëre pyetje, merr përgjigje pastaj bëj pyetje të tjera. Ta bëjmë këtë pakt? Se për ndryshe…
Blendi Fevziu: Dakort, dakort.
Lulzim Basha: Se përndryshe vazhdojmë lojën e tymit dhe të pasqyrave që kanë nisur prej 10 ditësh. E para kjo. Pra për kasetën besoj e morën përgjigjen gjithë shqiptarët që ishte një fabrikim, një trillim i ulët. Unë këtu nuk kam ardhur të përsëris gjëra, që ju vetë i shteruat në këtë studio. Nuk kam ardhur për veten time, se unë nuk kam absolutisht, nuk ndihem as i dëmtuar as i kërcënuar nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten të njëjta akuza.
Blendi Fevziu: Jo, kjo çështja e kasetës së Krushës ka qenë për herë të parë e bërë. Zoti Bellanica ka dhënë disa detaje, që ka thënë se i je prezantuar si nip Peje që ke prejardhje nga Kosova.
Lulzim Basha: Shiko që unë jam nip Peje nga gjyshja dhe nip Drenice nga gjyshi, prindërit e nënës sime, ky është një fakt i njohur publikisht të cilin unë e kam pohuar me qindra here, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Kështu që të qëndrojmë tek pyetja juaj. Janë sajesa absolute dhe ju këtu në këtë studio i jeni përgjigjur të gjitha këtyre akuzave. Kanë marrë një përgjigje të qartë dhe pa ekuivoke. Çështja e kasetës që ishte një…
Blendi Fevziu: Po kasetën lamë. A keni udhëtuar ju drejt Kukësit? A e keni takuar Milaim Bellanicën? A e keni marrë kasetën apo kopjen e kasetës, nuk ka rëndësi?
Lulzim Basha: Asnjëherë nuk e kam takuar z. Bellanica!
Blendi Fevziu: Asnjëherë?
Lulzim Basha: Asnjëherë! Dhe fakti që Dashamir Peza tregon se kaseta është marrë në dorëzim, është transmetuar nga BBC Ëorld, më pas nga më shumë se 15 kanale perëndimore.
Blendi Fevziu: 180 kanale.
Lulzim Basha: Apo 180 kanale perendimore dhe sipas pohimeve…
Blendi Fevziu: Janë transmetuar 2 minuta, po flasim për një kasetë 40 minutëshe.
Lulzim Basha: Sipas pohimeve kaseta është marrë në dorëzim nga BBC-ja, e nxorrët ju këtu nuk e thashë unë, e tha Dash Peza i cili mund të identifikohet si mik apo ish mik i Ramës po kurrë si miku im, pra nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë dicka të rreme në favorin tim. Besoj për këtë jemi dakort, pra është e çmontuar gënjeshtra e parë. E dyta, u çmontua me kurajo gazetareske profesionale nga zoti Baton Haxhiu. Ka thënë të vërtetën, kurrë asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi kundër Ushtrisë Çlirimtare të kosovës e asnjë hetimi, e asnjë ..
Lorenc Vangjeli: Arrestimi hetimor.
Lulzim Basha: Shiko, arrestimet i bën policia zotëri, unë s’kam bërë kurrë funksione të tilla në asnjë çast të jetës sime profesionale, në asnjë organizatë ndërkombëtare. I vetmi… dy hetime kam bërë. Unë kam qenë pjesë e ekipit të Tribunalit të Hagës që ngriti aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit në vitet 98-99 dhe ka kulmuar me ngritjen e padisë, nëse nuk gabohem diku midis datave 20 dhe 28 Maj.
Blendi Fevziu: 21 Maj 1998.
Lulzim Basha: Ajo është data kur është konfirmuar nga Luiza Louise Arbour, por sigurisht prokurori e ka dërguar më përpara, kam qenë pjesë e këtij ekipi, jam krenar që kam dhënë kontributin tim për çuarjen para drejtësisë të kasapit të Ballkanit. Në Kosovë, në detyrën time të parë në Mitrovicë, kemi hetuar disa krime të forcave paramilitare serbe. Në Mitrovicë, siç ka qenë ajo në atë që njihet si lagja Boshnjake.
Blendi Fevziu: Në cilin vit?
Lulzim Basha: Në 2000.
Blendi Fevziu: Po.
Lulzim Basha: Dhe në pjesë të tjera të territorit të Mitrovicës, edhe në qytet edhe në fshatra. Këto janë hetimet e vetme që kam bërë unë apo kam ndihmuar, sepse vetë nuk bëja. Kam ndihmuar në rolin tim në këto dy organizata./DRONI.al/

Previous Post

Horoskopi, 20 Nëntor 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Lajm i fundit/ Covid i merr jetën dy personave, njëri efektiv policie

droni

droni

Next Post
Lajm i fundit/ Covid i merr jetën dy personave, njëri efektiv policie

Lajm i fundit/ Covid i merr jetën dy personave, njëri efektiv policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.