Në 24 orët e fundit janë shtuar rastet me koronavirus në Elbasan dhe Gramsh, ndërkohë në Librazhd ndërroi jetë edhe një inxhinier.
Nga 20 rastet e raportuara sot në Elbasan, 6 të infektuar janë mësues, raporton Abc News.
Në Gramsh janë 28 raste pozitive. Drejtoria e postës është mbyllur pjesërisht deri në dezinfektimin dhe marrjen e tamponit pasi kreu i këtij institucioni ka rezultuar pozitiv.
Në Gramsh kanë rezultuar pozitiv edhe një mësues, një nxënës dhe një infermier.
e.h/DRONI.al/












