• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Covid 19, vdekjet mund te jene sa dyfishi i raportimeve zyrtare

droni by droni
17 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
DETAJE/Çfarë tregojnë testimet serologjike te bluzat e bardha, faza e dytë do shtrihet në popullatë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Shqipëria arriti të minimizonte humbjet në jetë njerëzish në valën e parë të koronavirusit (nga marsi në maj), nuk i ka shpëtuar tendencës globale të vdekjeve të shtuara në tremujorin e tretë, kur filloi e ashtuquajtura valë e dytë.

Në 6-mujorin e parë të vitit, numri i vdekjeve ishte 3.5% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në të tretin, kërcimi ishte i fortë.

Të dhënat e INSTAT treguan se në periudhën korrik-shtator u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit. (Grafiku: Numri i vdekjeve, T III).

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë)- shih grafikun: “Kush e ndikoi në rritjen e ndjeshme: Jetët e humbura, Tremujori tretë”.

Historikisht,  të dhënat tregojnë se periudha kur ka më shumë humbje jete është tremujori i parë, ku për shkak të motit të ftohtë bie imuniteti kryesisht i të moshuarve. Në tremujorin e dytë e të tretë. numri i vdekjeve bie dhe në tetor-dhjetor, kur fillon e ftohet moti, rritet sërish, por duke mbetur nën nivelin e janar-marsit. (shih grafikun Vdekjet sipas tremujorëve)

Por, rritja e vdekjeve në tremujorin e tretë të këtij viti ishte aq e fortë, sa jo vetëm ktheu tendencën rënëse të 6 -mujorit, por bëri që 2020-a të jetë viti me vdekjet më të larta të paktën që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat, duke ia kaluar 2015-s, që e mbante rekordin deri tani (Grafiku i vdekjeve për 9-mujorin).

Alban Ylli i ISHP, Arsyeja e rritjes është Covid.

Zyrtarisht deri më 30 shtator, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 ishte rreth 400, ose tre herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Si shpjegohet kjo rritje e fortë në tremujorin e tretë? Nga aksidentet p.sh., kishte vetëm 9 jetë të humbura më shumë në tremujorin e tretë, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s. Për vetëvrasjet, të dhënat janë vjetore, por historikisht ka rreth 200-220 të tilla në vit, ose rreth 50-60 për tremujor.

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia. Të dhënat sugjerojnë se numri i vdekjeve reale nga Covid-19 mund të jetë të paktën dy herë më i lartë se ai i raportuar zyrtarisht. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon. Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh).

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmon dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. “Për tremujorin e tretë, arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, tha ai për “Monitor”.

“Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”.

Ylli shton se kalkulimi preciz i vdekjeve të shtuara do të bëhet vetëm kur ata të kenë të dhënat e sakta javore.

Vala e fshehtë e Covid, të sëmurët e tjerë që nuk marrin shërbim shëndetësor

Një tjetër shqetësim që është ngritur në gjithë botën lidhet me mungesën e aksesit shëndetësor për të sëmurët e tjerë për shkak të përqendrimit të burimeve te pandemia, çka mund të jetë një tjetër faktor në rritjen e vdekjeve. Do të duhet kohë për të parë efektin e kësaj dukurie që është cilësuar si “vala e fshehtë e Covid”.

Sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Urgjencës, 70% e njerëzve janë shumë ose disi të shqetësuar për të shkuar në një institucion shëndetësor nga frika e infektimit me COVID-19. Ky rrezik i perceptuar, do të thotë se ka një numër shumë më të ulët të menaxhimit rutinor të sëmundjeve dhe ekzaminimeve parandaluese.

Shtrimet në spital për shkak të kushteve akute, vdekjeprurëse si ataku kardiak, goditjet në tru dhe apendiciti, janë gjithashtu në nivele të ulëta rekord, edhe pse niveli i këtyre sëmundjeve nuk ka të ngjarë të jetë ulur. Një tjetër problem është që rastet e reja të kancerit, që është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse në botë nuk po zbulohen. Në nivel global, gjatë pandemisë, ka pasur ulje të konsiderueshme të diagnostikimit të kancerit.

Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të dalë i dyti

Në vitin 2019 humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT.

Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grup sëmundjeve)

Tumoret janë sëmundja më e dytë vrasëse, me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë.

Ndërkohë, nëse vijon me këto ritme (ku të deklaruara janë deri në 12 persona në ditë), Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë ose i tretë i vdekjeve në vend në 2020-n. Tremujori i katërt, kur virusi po sheh një përhapje më masive se në verë, mund të shënojë një rritje edhe më të lartë të jetëve të humbura, në krahasim me të tretin.

Tendenca evropiane

Europa ka shënuar një rritje dramatike të vdekjeve në fillim të pranverës së këtij viti, që kanë qenë më të lartat në Itali dhe Spanjë sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Eurostat ka krahasuar numrin e vdekjeve javore në vitin 2020 me të dhënat e vdekshmërisë nga vitet e mëparshme (mesatarja gjatë vitit 2016 deri në 2019) për 31 vendet evropiane për të cilat janë të dhëna të disponueshme, nga të cilat ka rezultuar se midis javës së 11 dhe 24 të këtij viti, janë konstatuar 237 mijë vdekje më shumë se mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019./ Ornela Liperi/marrë nga monitor/

Previous Post

Mjeku Dasho: Shqiptaret shpenzojne 400 mije euro ne dite per kurim ne Turqi

Next Post

Kapet 31 vjecari ne Tirane, mund te denohet 30 vite burg ne Itali

droni

droni

Next Post

Kapet 31 vjecari ne Tirane, mund te denohet 30 vite burg ne Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.