Një fëmijë katër vjeçar nga Shupenza ka shkuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës me plagë në fytyrë pasi dyshohet të jetë kafshuar nga qentë endacakë.
Fëmija po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Duke parë gjendjen e tij bluzat e bardha do të vlerësojnë nëse ka nevojë për mjekim më të specializuar e ta nisin drejt Tiranës.
e.h/DRONI.al/











