• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA E PLOTE/ Ish deputeti Dashamir Peza pergenjeshtron Taulant Ballen per kaseten

droni by droni
16 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
INTERVISTA E PLOTE/ Ish deputeti Dashamir Peza pergenjeshtron Taulant Ballen per kaseten
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti socialist, Dashamir Peza, ne një rrëfim ekskluziv për drejtorin e informacionit në News24, Robert Rakipllari, rrëfeu se ai dhe grupi i BBC kishin marrë një kasetë, që tregonte masakrën e tmerrshme serbe në Krushë te cilen e soli nje banor i Krushes Melaim Jabllanica.

Sipas tij, në kasetë ishin pamje të tmerrshme, të cilat ai nuk kishte mundur dot t’i shihte të plota dhe se kaseta iu dha e gjitha BBC.

Gjatë intervistës, Peza, ka përgënjeshtruar Taulant Ballën teksa deklaron se kasetën e plotë të Bellanicës e ka marrë ekipi i BBC-së dhe më pas ajo mund t’i jetë ofruar OKB-së.

Intervista e plotë:

Peza: “Më 1998 kam qenë me grupin e BBC në Kukës për të ndjekur të gjithë atë ngjarje, që ne e kemi të qartë tashmë, ardhjen masive të refugjatëve që vinin nga Kosova përmes kufirit të Kukësit, që vinte si rezultat i dhunës së tmerrshme nga serbët. Në një nga këto ditë ne kemi qenë në kufi bashkë me trupën e BBC. Unë kam luajtur rolin e përkthyesit, nuk kam pasur detyrë të vecantë. Në një nga ato netë na ofrohet një person, që nuk e njihja më parë, që na thotë se ka një kasetë, ku ka filmuar një masakër që ka ndodhur në Krushë të Madhe nga serbët. E pyetëm personin se kush e ka kasetën, dhe na tha se nuk e ka ai vetë, pasi kishte frikë mos e kontrollinin në kufi, por ja kishte dhënë nënës. Të nesërmen ka ardhur personi, bashkë me kasetën. E kemi pritur me shumë emocion, pa diskutim, e gjithë trupa. Të gjithë ishim të vetëdijshëm për atë që po ndodhte në Kosovë, por ende nuk kishim një provë të vetme për ta vërtetuar.

Ka sjellë kasetën, e cila ishte një mini-kasetë e vogël dhe ishte shumë e vështirë për të gjetur një pajisje për ta trasnemtuar. Duke kërkuar në gjithë Kukësin, në fund iu drejtuam televizionit në Kukës, ku mundëm ta shohim. Ka qenë një material i gjatë, i filmuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Pamjet ishin tronditëse, unë nuk kam arritur të shoh më shumë se 5 minuta nga ngjarja, pasi kishte pamje vërtet shumë të rënda. Është marrë kaseta nga grupi i BBC, është përgatitur një kronikë”, tregoi ai.

Rakipllari: Pse nuk u transmetua e plotë nga BBC?

Peza: Kam bërë një diskutim me orë, sa duhet të jepnin, që lajmi të mos deformohej, por që publiku i tyre të mos terrorizohej nga pamjet. Edhe ora e dhënies, edhe cilat fragmente duheshin transmetuar, e sa të gjatë duhet të ishin, kanë qenë pjesë e një diskutimi të gjatë.

Rakipllari: Cfarë u bë me këtë kasetë me tej?

Peza: Me kujtesën që kam unë mendoj që kjo kasetë i është bërë e qartë Melaimit që ai po ja dhuron BBC dhe përshtypja ime është që ka pasur një marrëveshje mes dy palëve. Ai ka pranuar që ta japë, BBC ka bërë të qartë që ata nuk blejnë lajme. Nëse zotëria dëshironte të ndihmonte që lajmi t’i bëhej i njohur botës, duhet të jepte kasetën te BBC. Kam përshtypjen që BBC ja ka ofruar zyrës së OKB, por përtej kësaj nuk di asgjë, sepse këto janë cështje që nuk kishin nevojë për përkthim nga ana ime.

Rakipllari: Pra, përfaqësues të OKB e kanë marrë në pyetje psi dëshmitar Milaimin…

Peza: Po, kanë bërë një intervistë për dëshminë e tij, se çfarë kishte parë ai. Unë do thoja që akti i tij është tepër heroik. Të gjithë u impresionuam, pasi vuri jetën e vetë në rrezik dhe të nënës së tij që mbajti kasetën. Deri dje isha krenar që isha pjesë e kësaj historie edhe pse sot lajmi ka marrë një rrjedhë të padëshiruar. Jetojmë në një periudhë ku loja me fatin dhe personalitetin e tjetrit është kthyer në të pacipë, dje po thoja pse më qëlloi fati të isha pjesë e saj.

Rakipllari: Jeni takuar më me të pas këtij momenti?

Peza: Jo nuk e kam takuar, nuk kam mbajtur më kontakte.

Rakipllari: Ai pretendon se ka bërë padi në prokurori për çështje pagesash…

Peza: Kush duhet të paguante, unë?

Rakipllari: Ai përmend prokurorin Rakipi…

Peza: Është kaq e papritur për mua, jam shkëputur nga mediat e lajmet duke jetuar edhe në fshat, por po të them që deri dje se kam pas idenë që kjo histori ekziston dhe unë qënkam i akuzuar. Nëse do kishte ndonjë pagesë, të pyetet BBC nëse ka akorduar ndonjë shumë për të dhe ka dashur t’ja japë përmes meje, por që unë s’ja kam dhënë kjo nuk qëndron. Por unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për lajme, e ka kriter BBC.

Rakipllari: Zoti Bellanica, pretendon që këtë kasetë ia ka dhënë Lulzim Bashës që punonte në UNMIK dhe se e ka zhdukur ai…

Peza: Nuk kam asnjë lloj dijenie. Di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë me Melaimin, mbaj mend që është intervistuar.

Rakipllari: Ka qënë Basha?

Peza: As e kam njohur, as ia kam idenë kush ka qënë Basha në atë kohë.

Rakipllari: Ju dini që kasetën e ka dhënë tek BBC e cila e ka dorëzuar pranë OKB?

Peza: Këtë përshtypje kam, por kanë kaluar 22 vite. Kështu besoj se ka ndodhur se ka pas kontakt mes tyre. Nuk do habitesha ta kenë marrë përfaqësues të OKB

Rakipllari: Si përfaqësues politik dhe anëtar i PS, si e gjykoni këtë debat kur udhëheqësit politikë të Kosovës janë të akuzuar në Hagë për krime lufte dhe këtu ka polemika mes palëve?

Peza: UÇK është forcë e lavdishme dhe ashtu duhet të mbetet. Shqiptarët të jenë bashkë për t’i qendrurar në krah luftëtarëve të lavdishëm të UCK. Përtej arritjeve si njohje politike ka momente kur klasat politike të kalojnë përtej interesave imediate, të jenë bashkë dhe t’i rrinë në krah këtyre njerëzve që kanë udhëheqyur një luftë të jashtëzakonshe që meriton respektin dhe përuljen tonë. balkanweb

Previous Post

Sami Lushtaku mohon te kete firmosur peticion kunder Bashes vite me pare

Next Post

Berisha: Akuzat ndaj Bashes jane inskenuar ne Beograd

droni

droni

Next Post
Berisha: Akuzat ndaj Bashes jane inskenuar ne Beograd

Berisha: Akuzat ndaj Bashes jane inskenuar ne Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.