• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet procesi i Maturës Shtetërore. Datat e e aplikimeve për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z

droni by droni
16 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit ka hapur procesin e Maturës Shtetërore 2021. Ministrja Evis Kushi ka firmosur formularin e aplikimeve për në universitet ku jepen datat dhe programet orientuese për nxënësit e viteve të fundit, gjimnaz.

Aplikimi do të fillojë këtë të martë dhe zgjat deri më 10 dhjetor, bazuar në një kalendar datash sipas tabelës bashkëngjitur. Maturantët do duhet të përzgjedhin lëndën ku do të testohen në qershor, e cila ka një rol kyç në garën universitare.

FORMULARËT

Formulari i aplikimeve për maturantët e rinj e të vjetër nuk ka ndryshime nga viti i kaluar. Mjafton të plotësohen të dhënat personale dhe shkollore, midis të cilave lënda ku maturantët kanë më shumë prirje si dhe gjuha e huaj që është provim me detyrim.

Pyetje e veçantë te rubrika e parë është ajo që kërkon të zbulojë numrin e maturantëve që kanë ndërmend të studiojnë jashtë vendit, si statistikë mbi orientimin e të rinjve, por edhe me qëllim për të përgatitur në kohë diplomat e pjekurisë.

Nga gjithë lëndët që maturantët kanë zhvilluar në gjimnaz, mundësi zgjedhjeje do të jenë tetë për shkollat e mesme të përgjithshme, tre lëndë për të mesmet artistike, ndërsa për profesionalet janë plot 38 të tilla.

APLIKIMET

Aplikimet do të nisin në portalin qeveritar e-albania, një ditë më herët se starti i aplikimeve në portalin e maturës shtetërore dhe zgjasin më tepër në kohë, shtrirë sipas drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar. Durrësi nis i pari me dymbëdhjetë qytetet që përmbledh, maturantët e të cilëve kanë afat të aplikojnë brenda katër ditëve, nga 17-20 nëntor.

Procesi vijon me Drejtorinë e Fierit, Korçës e Lezhës, deri në shtatë dhjetor. Në po të njëjtën ditë që mbyllen aplikimet me formularët A1 nisin ato me A1Z, që janë një shans për t’u futur në garë dhe maturantët e viteve të kaluara. Edhe për këto të fundit ka një kalendar, duke u vënë një ditë kohë në dispozicion çdo drejtorie.

Komisioni shtetëror i maturës shtetërore duhet të mbledhë e të afishojë në çdo shkollë bazën e të dhënave brenda javës me qëllim që të korrigjohet në kohë ndonjë gabim i mundshëm që raportohet nga ana e maturantëve, proces, që duhet të përmbyllet deri në gjysmë të janarit të vitit që vjen.

Puna për procesin e provimeve parashikohet të vijojë normalisht pavarësisht situatës pandemike. Po në kohë rekord, përpilohen mjediset e provimit bazuar në numrin e të rinjve që plotësuan formularët, ndërsa deri në fund të muajit prill, komisionet e maturës do të kenë të dorë të gjitha të dhënat e maturantëve, me përjashtim të vitit të fundit për t’i hapur rrugë kështu vetëm sezonit të provimeve.

Vitin e kaluar, katër provime, nga të cilat tre me detyrim e një me zgjedhje u dhanë në harkun kohor të dhjetë ditëve dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë. Nëse deri atëherë situata nuk do të përmirësohet e jeta nuk do i jetë kthyer normalitetit të rinjtë do t’u nënshtrohen të njëjtave kushte.

RISITË E MATURËS

Këtë vit nuk do të jetë e lehtë për t’iu futur garës së universiteteve, pasi një nxënës i nivelit nën mesatar ka vetëm një vit kohë për të rritur notën e të treja viteve, që është minimalisht 7, ndërsa për mësuesinë 8. Me një vendim në mes të vitit, këshilli i ministrave ka caktuar pragun mesatar për t’u futur në IAL, publike e private.

“Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2021- 2022 dhe në vijim, përkatësisht:                                           a) Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, minimalsht me notë mesatare 7.           b)Në programet e studimeve të ciklit të parë bachelor, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë, minimalisht me notë mesatare 8”, citohet në VKMnë, datë 03.06.2020.

Nuk ka ende një reagim nga të rinjtë, që e kanë parë të largët datën e hyrjes në universitet, ndërsa ekspertët e arsimit e kanë cilësuar këtë një vendim që priret të zhvendosë ryshfetin nga IAL-të në shkollat e mesme.

e.h/DRONI.al/

Previous Post

Vaksina anti-Covid, 20 milionë doza të gatshme para fundit të vitit nga një tjetër kompani

Next Post

Si i sigurojnë në mënyrë të paligjshme pacientët e infektuar me Covid bombolat e oksigjenit

droni

droni

Next Post
Shtohet me 3 raste numri i të infektuarve në Elbasan, njëri punonjës banke

Si i sigurojnë në mënyrë të paligjshme pacientët e infektuar me Covid bombolat e oksigjenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.