Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masën e sigurisë për Bajram Tushën,i cili akuzohet për abuzim seksual ndaj një 17 vjeçareje, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Tusha u denoncua në polici nga e mitura në prill të këtij viti, pasi pohoi se 72 vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të që kur ka qenë 9 vjeçe.
Dosja e prokurorisë bëri me dije që në ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik disa muaj më parë ishin të përfshirë dhe dy persona të tjerë që kishin abuzuar me të.
Familja e vajzës të abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Tusha, thuhet se ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie me këtë të fundit.
Asokohe u njoftua se gjatë hetimit është bërë dhe një përgjim ambiental, ku u mblodhën prova të cilat çuan në arrestimin e të moshuarit i cili i ka mohuar vazhdimisht akuzat.
e.h/DRONI.al/












