• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-kryeprokurori i EULEX : Te paverteta akuzat ndaj Bashes, nuk ka lidhje me hetimin e UNMIK

droni by droni
15 November, 2020
in Kryesore, Politika
0
Kosovë, aksion i madh polici-EULEX kundër krimit të organizuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha është akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca lidhur me tolin qe shefi i opozites kishte pranë UNMIK asokohe.

Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Williamson, gjatë një interviste për RTV Ora tha se se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?

John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty. Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen. Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Luli Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën kur ai punonte në UNMIK në 2002. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare. Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.

Gazetarja: Dua t’ju pyes edhe njëherë për zotin Basha, sepse dua ta sqarojmë edhe për publikun. Përpara 2014, a ju ka ndihmuar zoti Basha për hetimin tuaj?

John Clint Williamson: Jo. Ai nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në hetim. Pas vitit 2011 ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Kur kam qenë në Tiranë jam takuar me të, kemi ngrënë darkë, por si miq, si ish kolegë. Ai nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në asnjë rol në atë kohë dhe nuk kas pasur fare lidhje me atë që ne po bënim, pra në lidhje me hetimin.

Ai nuk ishte i përfshirë as si ministër i Jashtëm, as në ndonjë rol gjyqësor. Edhe kur ishte në UNMIK, ai nuk ka qenë i përfshirë. Jo sepse unë nuk kisha besim tek ai, por sepse unë nuk doja ta vendosja në një pozicion të vështirë me hetimin. Ai punonte me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me zyrtarë të qeverisë e Kosovës, ndaj nuk do ta ngarkoja me ndonjë detyrë pavarësisht nëse ishte kosovar, shqiptar apo serb. Kjo ishte një praktikë normale e asaj kohe dhe që unë e kam zbatuar gjatë gjithë kohës.

Gazetarja: Po, por në Shqipëri zoti Basha akuzohet se ka fshehur disa videofilmime të krimeve në Kosovë. Keni dijeni për këto akuza?

John Clint Ëilliamson: Nuk i kam parë këto akuza. Është hera e parë që e dëgjoj. E kam shumë të vështirë të besoj diçka të tillë.

Gazetarjaj: Bëhet fjalë për masakrën e Krushës, nëse mund t’ju ndihmoj?

John Clint Williamson: Me masakrën e Krushës. Kjo është hera e parë që e dëgjoj. Këto çështje janë hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare kur unë isha aty dhe masakra e Krushës është e përfshirë në aktakuzën që unë ngrita ndaj Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999 dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të Serbisë. Këto krime janë hetuar në hollësi. Kjo është hera e parë që dëgjoj për ndonjë akuzë që për shembull diçka është fshehur në lidhje me këtë çështje.

Previous Post

Shoqërimi i Islamit: Kishte dalë për vrap,pse nuk iu bind policisë?

Next Post

Armeni, pas marreveshjes me Azerbaixhanin, opozita tentoi te vriste Kryeministrin

droni

droni

Next Post
Sërish luftime mes Armenisë dhe Azerbaixhanit, thyhet armëpushimi

Armeni, pas marreveshjes me Azerbaixhanin, opozita tentoi te vriste Kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.