“Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë”, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha .
“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, postoi ne twitter, Lulzim Basha.












