Infermieri Enver Maloku ka humbur betejën me koronavirus teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv.
Enver Maloku ishte infermier tek klinika kirurgjikale në QSUT dhe vdekjen e tij e ka lajmëruar me anë të një postim në Facebook, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Statusi i plotë:
“Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku.
Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen.
Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.
Humbje qe na trishton te gjitheve.
Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi.”
e.h/DRONI.al/











