Ditën e sotme u raportuan 15 raste me koronavirus në qytetin e Elbasanit, 5 nga të cilët janë mësues.
Numri i arsimtarëve të infektuar me COVID-19 vetëm në këtë qytet shkon në 34, ndërkohë që si asnjëherë më parë që nga fillimi i pandemisë sot u shënuan 12 jetë të humbura dhe 525 raste të reja.
Për shkak të rekordeve ditore të shënuara si për viktimat dhe për të infektuarit u vendos dhe mbyllja e vendit nga ora 22:00 në 6:00 nisur nga e Mërkura.
e.h/DRONI.al/











