• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sfidat e Joe Biden edhe me demokratet: Askush te mos flase per socializem

droni by droni
8 November, 2020
in Rajoni
0
“Stop vjedhjes” Mbështetësit e Trump kundërshtojnë rezultatin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë, raporton Zeri i Amerikes.

Zoti Biden, ish nënpresident dhe senator amerikan i shtetit Delauer, bëri fushatë me premtime për të zbatuar politika të gjera, por pragmatike në fushën e kujdesit të përballueshëm shëndetësor dhe arsimit, për të rritur pagën minimale dhe ndihmën për të varfërit si dhe për të zhvilluar industri të energjisë së pastër që do të krijonin miliona vendeve të reja pune.

Shqetësimi i tij i parë, megjithatë, do të jetë përballja me pandeminë e koronavirusit. Të hënën ai pritet të njoftojë formimin e një grupi të posaçëm për të këshilluar presidentin e zgjedhur mbi mënyrat se si mund të përballohet kjo sëmundje që ka lënë më shumë se 236,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mëse 9.8 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

“Ne mund të shpëtojmë shumë jetë në muajt në vazhdim”, tha ai gjatë një fjalimi në Uilmington të premten.

Por analistët thonë se sfidat e zotit Biden janë mjaft të mëdha dhe suksesi i tij do të varet nga rrugët që do të ndjekë për të bashkuar vendin dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët në Kongres sapo të jetë larguar Presidenti Donald Trump.

“Ndarjet janë të thella,” – thotë David Redlawsk, profesor i politikës në Universitetin Delaware. “Kam shpresë se me kalimin e kohës do të ecim në rrugën e shërimit. Kjo nuk do të ndodhë shpejt. Nuk do të jetë e lehtë”.

Zoti Biden u parashikua si fituesi i presidencës të shtunën, pasi arriti një epërsi të pakapërcyeshme në numërimin e votave të Pensilvanisë, e ndjekur nga një tjetër fitore e parashikuar në Nevada. Ai do të inaugurohet si President më 20 janar.

Senati republikan

Bashkë me kërkimin e mënyrave për të frenuar pandeminë, e cila e ka çuar në 1,000 numrin e përditshëm të vdekjeve gjatë katër ditëve të fundit, zoti Biden ka vënë gjithashtu si përparësi masat e lehtësimit ekonomik për 20 milionë njerëz që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, e cila ka dëmtuar rëndë industri të tëra, duke ndikuar sidomos në aktivitete të tilla si udhëtimet, kinematë dhe restorantet.

Por që programi i tij të marrë dritën e gjelbër në Kongres, zotit Biden me gjasë do t’i duhet të bëjë kompromis me opozitën, sidomos me udhëheqësin e shumicës në Senat, republikanin Mitch McConnell të shtetit Kentaki, i cili sapo ka fituar një mandat të ri gjashtë-vjeçar.

“Senatori McConnell mund të ngulë këmbë dhe të mos lejojë shumë nga alternativat liberale, prandaj zotit Biden do t’i duhet të negociojë për to”, thotë Shannon O’Brien, i cili jep lëndën e politikës amerikane në Universitetin e Teksasit.

Zoti Biden mund të ketë fituar presidencën, por partia e tij demokrate mund të mos arrijë të fitojë kontrollin e Senatit. Demokratëve do t’u duhet të fitojnë dy gara balotazhi për Senatin në shtetin e Xhorxhias në muajin janar për të arritur një barazim 50 me 50 në Senat. Në rastet kur dy partitë kanë një numër të barabartë senatorësh, sipas ligjit, do të ishte Zëvendës Presidentja e zgjedhur, Kamala Harris, që do të hidhte votën vendimtare në Senat.

Republikanët, ndonëse ishin në pakicë në Dhomën e Përfaqësuesve, në votimet e 3 nëntorit fituan aty më shumë vende, por përsëri mbeten në pakicë.

Zoti Biden ka një histori të gjatë si njeri që di të bëjë kompromise gjatë karrierës prej disa dekadash si senator dhe si nënpresident. Në një numër rastesh gjatë administratës Obama, zoti Biden arriti disa marrëveshje buxhetore të rëndësishme me senatorin McConnell. Kjo përvojë mund ta ndihmojë atë të kapërcejë gjendjen e bllokuar politike në Uashington.

“Joe Biden ka shumë marrëdhënie të vjetra në Kongres dhe mund ta përdorë këtë kapital për të ndërtuar koalicione të reja që ndoshta nuk i kemi parë në katër vitet e fundit,” thotë Jeff Bennett, profesor i komunikimit në Universitetin Vanderbilt.

Të premten, zoti Biden theksoi nevojën për bashkëpunim dypartiak për të mirën e përbashkët.

“Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”, tha ai në një fjalim.

Ndarjet brenda partisë

Presidenti i zgjedhur Biden mund të përballet gjithashtu me sfida brenda Partisë së tij Demokrate, mes krahut të moderuar dhe atij progresist që kërkon programe transformuese të tilla si një plan të kujdesit shëndetësor universal, i cili do të eliminonte sigurimin shëndetësor privat dhe do të kërkonte triliona dollarë taksa shtesë për t’u realizuar.

Thuhet se në Kongres janë rritur tensionet midis progresistëve dhe të moderuarve pas humbjes prej demokratëve të disa vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duke mos arritur fitoret që prisnin në Senat.

Gjatë një konference me telefon të Grupit Demokrat të Kongresit, që u nxor në media, anëtarja e moderuar e Dhomës së Përfaqësuesve Abigail Spanberger e shtetit Virxhinia, kritikoi kolegët e saj progresistë se përqafuan pozicione që mund t’i kenë dëmtuar shanset zgjedhore të demokratëve që garojnë në zona konservatore.

“Askush nuk duhet të thotë ‘hiqini fondet policisë’, kjo nuk duhet të përsëritet më”, tha Spanberger, e cila shtoi se: “Askush nuk duhet të flasë për socializëm”.

Përballja me një Senat të kontrolluar nga republikanët, thonë analistët, mund të ndihmojë zotin Biden të bashkojë fraksionet e ndryshme demokrate për të arritur ndryshime graduale në peisazhin politikisht të përçarë. VOA

Previous Post

DOKUMENTAT PER HERE TE PARE/ Malltezi zbulon skandalet e kontrates se inceneritorit te Elbasanit, vjedhje me shpejtesi por kane lene gjurmet

Next Post

Shfryhet akuza e Rames qe lidhet me Dick-un, gazetarja tregon se raporti nuk u votua kurre ne KE

droni

droni

Next Post
Edhe komunistët e Këshillit të Evropës të mërzitur me Edi Ramën

Shfryhet akuza e Rames qe lidhet me Dick-un, gazetarja tregon se raporti nuk u votua kurre ne KE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.