Reperi i famshem Noisy, ditën e djeshme nuk është kursyer fare, sepse ka hapur dyert e shtëpisë së tij, duke na treguar dhomat, studion, palestrë, këndin e “playstation” e shumë detaje të tjera. Sikundër e dimë ai është një prej reperëve më të paguar në vendin tonë, andaj jeta mes luksit nuk është diçka që na habit.
Fillimisht, ai tregoi dhomën e ndenjes, për të vazhduar më pas te dhoma e gjumit, e cila siç e quan ai, nuk është diçka e ekzagjeruar por e thjeshtë për syrin.
Nuk është sekret fakti se autori i hitit ”Adrenalina” është shumë i përkushtuar ndaj palestrës, andaj nuk mund të mungonte një palestër e improvizuar në shtëpinë e tij, ku ushtrohet çdo ditë.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:











