Presidenti rus, Vladimir Putin do të largohet në janar për shkak se vuan nga sëmundja e Parkinsonit, raporton tabloidi i njohur britanik, The Sun.
Këkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, thekson gazeta.
Por Kremlini ka mohuar këto zëra. Sipas tyre, Putin nuk do të largohet, pasi është mirë me shëndet. Moska thotë se këto janë spekulime.
Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështirësi në lëvizje.
Burimet thonë për gazetën se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm cfare i siguron perfitimet shtetërore deri në vdekje, sikundër edhe imunitet nga ndjekja penale.











