Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan, ndërsa një pjesë e stafit është karantinuar në banesë.
Të karantinuarit janë persona që merren me marrjen e tamponëve dhe kryerjen e procedurave për rastet me koronavirus.
Drejtori i infektuar është njëkohësisht edhe mjek nefrolog pranë spitalit të Elbasanit.
e.h/DRONI.al/











