Vlora ka shënuar disa raste me koronavirus ditën e sotme në institucione të ndryshme.
Një rast është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë në këtë qytet, ndërsa dy persona të tjerë të infektuar raportohet të jenë punonjës të ujësjellësit.
Në urgjencën e spitalit të Vlorës është infektuar një infermiere e një tjetër rast është shënuar në shkollën tregtare dhe një te shkolla “Muço Delo”.
Të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre, ndërsa pritet që tamponet t’u bëhen edhe personave që kanë pasur kontakt me ta.
e.h/DRONI.al/












