Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një bisedë online gjate dites se sotme.
“Një ‘vizitë’ virtuale me kryeministrin Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar Kornizat Negociuese, mbështetjen në luftën kundër # COVID19 si dhe përgatitjet për samitin e #Sofisë javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”, ka shkruar Komisioneri.












