7 persona kane humbur jeten dhe disa të tjere jane plagosur nga sulmi terrorist ne nje sinagoge te Vjenes, njofton policia austriake.
Njëri nga viktimat është një polic që u qëllua nga autorët e sulmit. Sipas të njëjtave burime njëri nga autorët është eliminuar nga policia ndërsa një tjetër është arrestuar.
Një operacion masiv i policisë austriake ka nisur pas sulmit. Agjentët kanë rrethuar zonën dhe një helikopter po fluturon rreth zonës.
Ka pasur edhe disa persona që janë marrë peng në një restorant. Kjo u raportua nga disa media lokale duke përfshirë faqen e internetit të gazetës Kronen Zeitung. Por, sipas agjencisë Apa, këto lajme nuk janë konfirmuar për momentin nga policia.
Policia ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Ne videon e meposhtme shihet momentinkur policia po ndjek dy te dyshuar. /DRONI.al/
https://twitter.com/wmpost/status/1323378713954816005?s=21












