Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Koço Devole, është i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa ditësh në spitalin “Infektiv” në Tiranë pasi është infektuar me Covid-19.
Ditën e djeshme ai mësohet të jetë kthyer në shtëpi, por menjëherë më pas, gjendja shëndetësore është rënduar dhe është rikthyer në ambientet e spitalit Infektiv ku aktualisht ai është i intubuar dhe gjendja është rënduar orët e fundit.
Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e aktorit është komplikuar edhe si pasojë e leuçemisë, sëmundje nga e cila aktori vuan prej vitesh.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura shqiptare i njohur si një aktor i shkëlqyer humori, karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.
e.h/DRONI.al/











