Nje aksident i rende ka ndodhur sot ne Fushe Preze ndersa 3 makina u perplasen dhe 6 persona u plagosen.
“Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia e Tiranes. /DRONI.al/











