Nje person u godit me thike sot ne Sarande. Ai eshte nje nxenes 15 vjec i cili eshte qelluar nga nje moshatar i tij.
“Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë).
Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën”, raporton policia. /DRONI.al/










