Policia kufitare ka ndaluar një velierë të drejtuar nga qytetarë rusë në afërsi të brigjeve të Vlorës.
Në bord ishin të pranishëm 4 shtetas rus, të nisur nga Turqia për në Mal të Zi, sic kanë deklaruar vetë ata. Ata kanë pretenduar se në momentin që kanë hyrë në ujërat shqiptare, i ka lënë karburanti.
Ndërkohë Policia Kufitare i ka ndaluar për kalim të paligjshme të kufirit, ndërsa aktualisht veliera gjendet në port.











