Avni Mula është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe sopranoja e njohur,e bija, Inva Mula ka përcjellë lajmin e hidhur.
“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!” Kështu ka nisur postimi në llogarinë e saj në Facebook, me anë të së cilit Inva njofton se për ata që duan ta përshëndesin Avniun “me dorë në zemër”, homazhet do të kryhen nesër mes orës 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula, këngëtari dhe kompozitori i shquar, u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare.
e.h/DRONI.al/












