• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump, Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

droni by droni
28 October, 2020
in Rajoni
0
Trump, Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Votuesit që zgjedhin midis Presidentit Donald Trump dhe ish- nënpresidentit Joe Biden nëgarën presidenciale të Shteteve të Bashkuaranuk duhet të kenë vështirësi të bëjnë dalliminmes tyre përsa u takon çështjeve politike, raporton Zeri i Amerikes.

Dallimet në qëndrimet e kandidatëve për njëlarmi të madhe çështjesh – klima, taksat, tregëtia, marrëdhëniet racore, siguriakombëtare, imigracioni dhe mbi të gjithatrajtimi i pandemisë së koronavirusit – janë tëmëdha dhe u ofrojnë votuesve dy alternativashumë të ndryshme për drejtimin e venditgjatë katër viteve të ardhshme.

Në përgjithësi, Presidenti Trump ka qeverisurashtu siç bëri fushatë katër vjet më parë, sinjë republikan që thyen normat që ndjek njërrugë jotradicinale. Kjo është e vërtetë si nëmarrëdhëniet e tij me vendet e tjera, kufilozofia e tij “Amerika e Para” ka vënë nëprovë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhealeatëve të saj prej kohësh, edhe në politikëne brendshme, ku ai vazhdimisht ka shtyrëkufijtë e autoritetit ekzekutiv, i frenuarshpesh nga gjyqësori.

Zoti Biden, në të kundërt, ka bërë një fushatëqë ndërthur pozicionet kryesisht progresistetë shoqëruara me një premtim se ai do ta kthejë vendin në një formë më tradicionale tëpolitikës – më pak e përqendruar në Twitter dhe tubime masive dhe më shumë në debate të hollësishme të politikave dhe marrëveshjelegjislative.

Përgjigja ndaj koronavirusit

Me më shumë se 225,000 amerikanë tëvdekur në pandeminë e koronavirusit dheraste të reja të përditshme në nivelin më tëlartë ndonjëherë, është bërë e qartë se plani iadministratës Trump për trajtimin e virusitmbështetet kryesisht tek zhvillimi i vaksinavedhe trajtimet terapeutike për personat einfektuar, në vend të një përpjekjeje tëpërbashkët për të ngadalësuar ritmet e përhapjes së virusit.

Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë sëBardhë Mark Meadows tha shprehimisht se administrata nuk beson se mund të”kontrollojë” virusin. Administrata dhe vetëpresidenti kanë minimizuar rëndësinë e mbajtjes së maskave, për të cilat ekspertët e shëndetit publik thonë se do të ulninndjeshëm normat e infeksionit dhe do tëshpëtonin jetë.

Zoti Biden mbështet zhvillimin e vaksinavedhe trajtimeve terapeutike, por në të njëjtënkohë është për një qasje më aktive federalepër kontrollin e virusit. Ai ka thënë nëmënyrë të përsëritur se ai beson se njëvendim për përdorimin e detyruar të maskësnë të gjithë vendin do të ishte i ligjshëm dhe inevojshëm.

Si zoti Trump edhe zoti Biden mbështesinrihapjen e shkollave, por ndërsa ish-nënpresidenti Biden propozon sigurimin e fondeve federale për të ndihmuar shkollat tëhapen në mënyrë të sigurt, Presidenti Trump ka propozuar bllokimin e fondeve federalenga shkollat që nuk arrijnë të rihapen.

Ndryshimet klimatike

Megjithëse ai shpesh thotë se dëshiron që tëgjithë amerikanët të kenë ujë të pastër dheajër të pastër, Presidenti Trump ka treguarpak interes për të ndërmarrë hapin qëekspertët besojnë se do të realizonte mëshumë drejt sigurimit të të dyjave:reduktimin e përdorimit të lëndëve djegësefosile.

Zoti Trump i nxorri Shetet e Bashkuara ngaMarrëveshja Parisit për Klimën dhe ka ndërmarrë hapa të shumtë për të zgjeruarshpimet e naftës dhe nxjerrjen e qymyrit nëShtetet e Bashkuara.

Zoti Biden ka propozuar një plan prej 2 trilionë dollarësh për të ulur çlirimin e gazeveserë, nxitësi kryesor i ngrohjes globale dhe do të nxisë që ta bëjë prodhimin e energjisëelektrike në SHBA 100 për qind neutral ngakarboni deri në vitin 2035. Megjithëse ai nuke ka miratuar programin Marrëveshja e Re e Gjelbër të mbështetur nga shumë demokratëprogresistë, ai mbështet disa elementë të tij. Ai do që Shtetet e Bashkuara të jenë nëpararojë të zgjerimit të tregut të automjeteveelektrike dhe premton të rikthejë vendin tekMarrëveshja e Parisit.

Zbatimi i ligjit dhe marrëdhëniet racore

Gjatë vitit të kaluar, ndërsa protestat mbivdekjet e afrikano-amerikanëve të shumtë tëpaarmatosur në duart e policisë, trazuanqytete në të gjithë vendin, Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai qëndron plotësisht nëanën e komunitetit të forcave të zbatimit tëligjit. Ai ka mbështetur politika të ashpra ndajdemonstruesve, veçanërisht atyre qëpërdorin taktika të dhunshme dhe në rastinmë të mirë ka qenë jo i drejtpërdrejtë, kurbëhet fjalë për denoncimin e grupevesupremaciste të bardha që kanë mbajturkundërprotesta.

Zoti Biden është përpjekur të ndjekë njëekuilibër delikat mes thirrjes për rend dhedënimit të dhunës nga të gjitha palët, dhe njëlëvizjeje në rritje brenda partisë së tij për tëreformuar rrënjësisht praktikat e zbatimit tëligjit. Ai nuk i ka mbështetur përpjekjet për”t’i hequr fondet policisë”. Përkundrazi, ai ka thënë se është i hapur që të ofrojë më shumëmbështetje për programet që do t’u japinkomuniteteve një

alternativë ndaj reagimit të armatosur tëpolicisë kur përballet me individë që kanëkriza shëndeti mendor ose abuzimsubstancash.

Kujdesi shëndetësor

Administrata e Presidentit Trump ka aktualisht një rast para Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se Ligji për KujdesinShëndetësor të Përballueshëm, i njohurgjerësisht si Obamacare, të anulohet nëtërësinë e tij.

Nëse është e suksesshme, lëvizja do të vërë nëpikëpyetje statusin e sigurimeve të rreth 23 milionë amerikanëve që mbështeten teksubvencionet që parashikon ligji dhe do tëeleminojë shumë përfitime që kanë zgjeruarmbulimin, siç është kaluzola që i ndalonkompanitë e sigurimeve të diskriminojnënjerëzit me sëmundje para-ekzistuese. Megjithëse zoti Trump ka premtuar prejkohësh që të sigurojë një plan më të mirë dhemë të lirë se Obamacare, një plan i tillë nukështë bërë ndonjëherë publik.

Zoti Biden, që ishte nënpresident kur u miratua ligji nga Presidenti Barack Obama, dëshiron të zgjerojë programin duke ofruarnjë “opsion publik” për sigurimet që do t’ilejonte njerëzit të blinin një program tëngjashëm me Medicare nëse do të donin. Ai gjithashtu propozon uljen e moshës përpranimin e Medicare nga 65 në 60 vjeç. Medicare është programi shëndetësor përpensionistët.

Taksat

Presidenti Trump ka bërë fushatë duke përdorur si argument miratimin e suksesshëm të programit të tij për uljen etaksave në vitin 2017 dhe premton për ulje tëmëtejshme në të ardhmen. Ai ka lënë tëkuptohet se dëshiron të ulë taksat mbi fitimete kapitalit, fitimet që investitorët bëjnë kurshesin aksione dhe bono që janë rritur nëvlerë dhe ka thënë se po konsideron shtyrjenose faljen e taksave të pagave si një formëstimuli ekonomik. Duke qenë se taksat mbipagat financojnë fondet e SigurimeveShoqërore për pensionet e milionaamerikanëve, propozimi ka shkaktuarshqetësim për të ardhmen e programit.

Zoti Biden e ka shprehur qartë synimin e tijpër të rritur taksat për të pasurit dhekorporatat. Ai do të kthejë mbrapsht shumënga lehtësimet e taksave në legjislacionin e vitit 2017, ndërsa premton se individët e vetëm të cilëve do t’u rriten taksat janë ata qëbëjnë më shumë se 400,000 dollarë në vit. Biden gjithashtu propozon rritjen e taksësmbi fitimet e korporatave nga 21% në 28%.

Tregëtia

Politika tregtare e Presidentit Trump ështëpërqendruar kryesisht, megjithëse jo plotësisht, në diskutime dypalëshe sesa nëllojin e pakteve tregtare shumëpalëshe qëndiqeshin para se ai të merrte detyrën. Ai ka vendosur tarifa ndëshkuese për mallrat ngavendet që, ai beson se nuk i trajtojnë Shtetet e Bashkuara me drejtësi, veçanërisht Kina.

Këto tarifa, në kundërshtim me deklaratat e tij të shpeshta, janë në të vërtetë një taksë përkonsumatorët amerikanë që kërkojnë tëblejnë mallra nga vendet e prekura. Ai rinegocioi me sukses Marrëveshjen e Tregtisësë Lirë të Amerikës së Veriut, por bisedimetafatgjata që synonin përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën duket se kanëngecur.

Zoti Biden ka thënë se ai do të rishikojë njënga lëvizjet e para që Trump bëri kur mori detyrën: tërheqjen e Shteteve të Bashkuaranga Partneriteti Trans-Paqësor, njëmarrëveshje masive tregtare që përfshinkompani nga gjithë Unaza e Paqësorit. Ai ka premtuar gjithashtu të rivlerësojë tarifat e zotit Trump, duke sugjeruar se ai do t’i heqëtë paktën disa prej tyre.

Gjykatat federale

Me ndihmën e Senatit Amerikan tëkontrolluar nga Republikanët, PresidentiTrump ka qenë në gjendje të emërojë qindragjyqtarë konservatorë në poste të përjetshmenë gjykatat federale në të gjitha nivelet.

Dhe me konfirmimin e anëtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë të hënën nëmbrëmje, emërimi i tij i tretë në panelinnëntë anëtarësh, Trump duket se ka konsoliduar një shumicë konservatore 6-3 nëatë organ për një kohë të gjatë.

Shumë demokratë besojnë se republikanët e Senatit kanë mbushur padrejtësisht gjykatatme konservatorë, së pari duke bllokuarkandidatët e gjykatave të ulëta të bëra ngaparaardhësi i zotit Trump, Barack Obama, dhe më pas duke refuzuar të votojnë për tëemëruarin e zotit Obama për anëtar nëGjykatën e Lartë në vitin zgjedhor 2016. Vendosmëria e Udhëheqësit të shumicës sëSenatit Mitch McConnell dhe zotit Trump përtë konfirmuar zonjën Barrett vetëm tetë ditëpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ka bindur shumë vetë se një administratë e zotitBiden duhet të rrisë numrin e anëtarëve tëGjykatës së Lartë, duke shtuar më shumë se nëntë gjyqtarë që ka aktualisht.

Zoti Biden nuk e ka mbështetur hapurzgjerimin e gjykatës së lartë por ka thënë se ai do të krijonte një komision për të studiuaridenë.

Siguria Kombetare

Qasja e Presidentit Trump për sigurinëkombëtare është përqendruar tekizolacionizmi – forcimi i ushtrisë amerikanepërmes rritjes së shpenzimeve të mbrojtjesndërsa përpiqet të zvogëlojë numrin e forcavetë dislokuara jashtë shtetit, si në zonat me konflikt të lartë si Afganistani dhe Iraku, ashtu edhe në vende aleate me SHBA siKoreja e Jugut dhe Gjermania.

Pretendimi që ai ka përsëritur shpesh se anëtarët e tjerë të NATO-s “i detyrohen” para Shteteve të Bashkuara dhe sugjerimi i tij se SHBA mund të mos respektojë detyrimet e sajtë mbrojtjes së ndërsjellë ndaj anëtarëve tëtjerë, kanë tronditur aleancat e vjetra.

Zoti Biden, megjithëse një mbështetës i fortë iushtrisë dhe një avokat i një dislokimi tëarsyeshëm të forcave amerikane jashtë vendit, është më internacionalist sesa zotiTrump. Një ish-Kryetar i Komisionit tëMarrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai ka marrëdhënie të forta me shumë udhëheqës tëaleatëve tradicionalë të Amerikës dhe pritetqë të fillojë rindërtimin e këtyre lidhjeve nësezgjidhet. VOA

Previous Post

Berisha per partite e ish drejtuesve te PD, shmang debatin por nuk ka mbeshtetje per ta

Next Post

Dyshimi: Ne miniere ka shembje masive

droni

droni

Next Post
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Dyshimi: Ne miniere ka shembje masive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.