Kreu i PD, Lulzim Basha leshoi nje akuze te re sot duke sulmuar ish deputetin e PS, Tom Doshin, ne fakt i deleguar i PS ne Shkoder per zgjedhjet. Kesaj here akuza kidhet me biznesin e tij te ilaceve.
Basha: Emrat e Mafies së ilaçeve?! Po pse, ka njeri në Shqipëri se nuk e di kush është Mafia e ilaçeve?! I pari është Tom Doshi! E gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Ata hoqën kompanitë perëndimore për ti hapur rrugë ilaçeve false, ilaçeve me principal aktiv të dyshueshëm dhe i pari dhe kryesori, strumbullari është Tom Doshi.
Nuk është i vetëm, ka të paktën dhe një duzinë të tjerë që vërtiten rreth tij, nuk ua di emrat po e sigurtë është që me planin tonë për shëndetësinë është e sigurtë që nuk do të ketë më hapësirë për mafien e ilaçeve.
Shqiptarët nuk do të blejnë më ilaçet që nuk janë ilaçe që i pinë dhe nuk kanë efekt dhe ministria e Shëndetësisë do të jetë një nga shënjestrat e para të antikorrupsionit me themel që nga dita kur përzunë kompanitë perëndimore deri ditën kur të largohen me turp si qeveria më e babëzitur që zhvati paratë e shqiptarëve.












