Avokati Gjergj Neli është shoqëruar me forcë nga policia e Lezhës teksa ishte në zyrën e avokatisë e po punonte.
Bashkëshortja e avokatit, zëvendëskryetarja e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, ka denoncuar se bashkëshorti i saj është dhunuar nga uniformat blu.
Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndërsa ka bërë gati padinë për SHÇKB e ka kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Gjergj Neli.
Shoqërimi i avokatit mësohet të jetë bërë pasi ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.
/DRONI.al/











