Pasditen e sotme është evakuar zona përreth Harkut të Triumfit në Parisin qëndror pas një alarmi për bombë.
Pas kërkimeve u boshatisën dhe linjat e metrosë në zonë gjithashtu. Kjo pasi në afërsi të Harkut të Triumfit u gjet një çantë e braktisur me fishekë.

Që pas prerjes së kokës së një mësuesi në fillim të muajit Franca është në gatishmëri të lartë për çdo sulm të mundshëm terrorist.
/DRONI.al/











