Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Rovigana në Monselice në Itali ku një 45-vjeçar shqiptar është gjetur brenda kabinës së një kamioni të kompanisë “Caushi trans”.
45-vjeçari është gjetur i pajetë nga zjarrfikësit të cilët kishin vënë re që kamioni qëndronte pa lëvizur prej disa kohësh.
Pas kontrollit që iu bë kamionit burri u gjet pas sedijes së shoferit. Autoritetet raportojnë se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale ndërsa po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.
/DRONI.al/











