Një makinë tip “Renault” ka marrë flakë në ecje në aksin Levan-Ura e Mifolit.
Në automjetin me targa AA001DM ndodheshin shoferi dhe një pasagjer, të cilët nuk janë lënduar.
Zjarrfikësit janë njoftuar, por makina ishte shkrumbuar në flakët.
Momentalisht dyshohet për defekt në pjesën e motorit, por megjithatë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
/DRONI.al/











