Mësohet që një nga gratë greviste në Ballsh është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit pasi gjendja e saj u rëndua ndjeshëm orët e fundit.
Silva Fejzaj u dërgua me automjet privat nga kolegët ndërsa mësohet se gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë dhe nuk flet megjithëse mjekët e spitalit po i japin mjekim.
Gratë greviste janë të vendosura të mos e ndërpresin grevën e të marrin pagat e prapambetura që u takojnë ose “do të vdesin urie”.
/DRONI.al/











