Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd ku ka mbetur e plagosur një shtetase e huaj që nuk është identifikuar ende nga policia.
Në vendin e aksidentit është gjetur një motor me të cilin policia dyshon se po udhëtonin një burrë dhe një grua.
Fati i burrit nuk dihet për momentin. Policia po kërkon në zonë përreth pasi në vendin e aksidentit ka një greminë, ndërsa gruaja është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/











