Policia ka ndaluar nje tjeter person ne vijim te arrestimeve te mehershme ne lidhje me aksidentin e rende ku hunben jeten dy femije ne dalje te nje karburanti ne afersi te Kavajes. Ky eshte personi i peste qe lidhet me kete aksident tragjik dhe shkaqet e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin B. Z., banues në Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke të shtetasit A. T. dhe më pas ka hedhur inerte guri në sipërfaqen e tokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.











