Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar sot 865 raste të reja me koronavirus. Nga të dhënat rezultojnë se 331 raste janë në Atikë dhe 181 në Selanik.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka shkuar 27334 , 55.6% nga të cilët janë burra.
Gjatë orëve të fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën në betejën me virusin, duke e çuar në 534 nurmin e viktimave në vend. 86 qytetarë, me moshë mesatare 66 vjeç, po trajtohen me intubim.
/DRONI.al/











