Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish maskën, por mesazhi i saj mbetet i njëjtë.
Ditën e sotme ai është shfaqur me një maskë ngjyrë lejla, me një yll dhe mbishkrimin PS (Partia Socialiste).

Kreu i qeverisë u shfaq më herët në publik me një maskë të zezë me trëndafil, e cila tërhoqi mjaft vëmendje. Sipas Ramës ajo maskë simbolizonte partinë e tij dhe zgjedhjet e 25 prillit.
/DRONI.al/











