Dy kontenierë me cigare janë kapur gjatë orëve të fundit në Durrës, sikurse njoftoi sot drejtori i doganave Gent Gazheli, gjate nje konference per mediat.
Sipas Gazhelit e gjithë ngarkesa ka qenë e pa pajisur me pullë fiskale, ndërkohë që akciza që duhet të paguhej ndaj shtetit ishte 164 mln lekë të vjetra.
Behet fjale per 1.5 milione paketa. /DRONI.al/











