Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar rritje të numrit të viktimave me koronavirus. Autoritetet shëndetsore italiane kanë raportuar 73 viktima dhe 9,338 raste të reja pozitivë me COVID-19.
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 36 616 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve 423,578.
Në krahasim me një ditë më parë është ulur numri i infektimeve ditore që ishte 11.705 persona të infektuar. Por nga ana tjetër po rritet po numri i personave të shtruar në spital dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.
/DRONI.al/











