Klajdi Hallulli, 20 vjeçari shqiptar banues në Greqi, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.
Ai po udhëtonte me automjetin e tij Ford Focus së bashku me tre djem të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç kur u përplas me një pemë.
Hallulli u dërgua në spital me plagë të rënda por nuk arriti të mbijetojë, ndërsa një nga djemtë që udhëtonin me të vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Dy të tjerët e kanë kaluar rrezikun për jetën.
20-vjeçari shqiptar jetonte në shtetin fqinj bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë e tij.
/DRONI.al/












