Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar sot programin se si Partia Demokratike nesër në pushtet do të ndalojë afera të tilla korruptive si ajo e inceneratorëve.
“Nje ndër ligjet e para që do të miratohet & zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. Ska më ekstreme se kjo situatë ku jemi. Ligji i ri anti-mafia, çdo konçesion, tender, liçencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues.
Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, qe vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme.
Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht.
Skemat korruptive, kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës. Skemat korruptive, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar”,-shprehet Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2741865802744606/
/DRONI.al/











