Një gardh i ri me gjatësi 26 km është aktualisht në ndërtim e sipër me pjesët e vjetra prej 10 km, ndertim i cili po behet ne kufirin greko-turk.
Projekti përfshin përfitime të shumta, pasi përveç karakterit të tij themelor mbrojtës-parandalues, ai do të funksionojë gjithashtu si një projekt modern i kontrollit të përmbytjeve i udhëhequr nga njëra anë nga gjeomorfologjia speciale e Evros dhe nga ana tjetër nga respekti për prodhimin bujqësor vendas.
“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt që po mbajnë lart moralin e vendit në një moment kaq të vështirë,” tha Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri tha se puna po përparon me shpejtësi, duke shtuar se projekti do të përfundojë në Prill 2021.

/DRONI.al/












