Presidenti Ilir Meta këtë të premte i ka dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi listën e re me 10 kandidatë me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vendit vakant të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat kreu i shtetit ka publikuar listën me emrat e aplikantëve që synojnë këtë post.
“Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant (14.10.2020), rezulton se për plotësimin e këtij vendi vakant kanë aplikuar dhe kanë shprehur interesin shtetasit e mëposhtëm”:
- Z.Aleksadër Toma
- Z.Altin Binaj
- Znj.Aldona Sylaj
- Znj.Ardita Buna (Alsula)
- Z.Eugen Papandile
- Z.Ilir Haznedari
- Z.Klajdi Mone
- Znj.Orkida Totojani
- Z.Përparim Kalo
- Z.Shaqir Hasanaj
Sipas presidentit Ilir Meta, lista e aplikantëve të mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, “do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimin e të gjitha kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit.
/DRONI.al/











