Zbardhen detaje të reja për skafin me një sasi të madhe droge që u kap në Greqi.
Mediat greke raportojnë se skafi me drogë u nis nga Vlora. Ndërkaq, njëri nga skafistët e arrestuar rezulton me precedentë penale në Itali.
Lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit, thanë burimet policore greke.
Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Turqinë. Operacioni u zhvillua disa ditë më parë në Greqi.

/DRONI.al/












