Naftëtarët e Ballshit kanë dalë nga greva e urisë pas 18 ditësh duke u zëvendësuar nga gratë naftëtare.
Duke folur për mediat, nga godina ku ato do të zëvendësojnë burrat në grevën e urisë, me zërin e dridhur shprehen se janë të rrënuara ekonomikisht dhe ndihen sikur i kanë shkelur me këmbë. “Jemi të rrënuar ekonomikisht, na kanë shkelur me këmbë. Qeshin njerëzit me ne, tallen”, thonë ato.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj tregon se presin që kompania private të vijë dhe të rinisë puna përsëri. Në të kundërt u shpreh ai, greva do të fillojë pafund.
/DRONI.al/











