Edi Rama nuk ka lidhje me mbajtjen e premtimeve. Në një video të postuar në Facebook, Partia Demokratike thotë që Rama ka 8 vite që mashtron fermerët.
Pasi në një konferencë për mediat pak ditë më parë Rama u shpreh që do hiqej akciza e taksa e qarkullimit për karburantin e prodhimit bujqësor, PD-ja kujton premtimin e pambajtur të fushatës elektorale të vitit 2013 për uljen e çmimit të naftës.
Me ardhjen në pushtet qeveria e rriti çmimin e naftës me 24lekë për litër. Deri në zgjedhje PD shprehet me ironi se të gjithë do hanë me lugë floriri.
/DRONI.al/
https://www.facebook.com/60541254908/posts/10158632889584909/











