Futbollisti i kombëtares Andi Lila eshte entuziast per voten qe mori dje nga demokratet e Kavajes.
Andi Lila ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke falenderuar të gjithë atë që e konfirmuan sot në listën e kandidatëve për deputetë në Degën e Partisë Demokratike, Kavajë.
“Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë,po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit,” shkruan Lila./DRONI.al/











