Një aksident ku janë plagosur dy persona ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Këmbësorët janë përplasur teksa kalonin rrugën në vijat e bardha nga një makinë.
Ambulanca ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dy të plagosurit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











